“Partia Amerika” e Musk/ Eksperti Barja: I pushtetshëm politikisht, një nga betejat më të forta të shekullit

Emanuel Bajra ekspert ekonomie në Londër ka komentuar në “Faqja 4” në ABC News, njoftimin e Elon Musk, njeriu më i pasur në botë për të formuar “Partinë Amerika”. Gjatë intervistës, Bajra tha se e sheh këtë lëvizje si një si një filozofi të re, ndërsa nënvizon se Musk shihet i pushtetshëm politikisht. Po ashtu [...]Read More...

“Partia Amerika” e Musk/ Eksperti Barja: I pushtetshëm politikisht, një nga betejat më të forta të shekullit

Emanuel Bajra ekspert ekonomie në Londër ka komentuar në “Faqja 4” në ABC News, njoftimin e Elon Musk, njeriu më i pasur në botë për të formuar “Partinë Amerika”.

Gjatë intervistës, Bajra tha se e sheh këtë lëvizje si një si një filozofi të re, ndërsa nënvizon se Musk shihet i pushtetshëm politikisht. Po ashtu nënvizoi se kjo pritet të jetë një nga “betejat” më të forta të shekullit.

“Është një filozofi e re, që inspirohet nga e gjithë trashëgimia e kapitalit të akumuluar. Është një filozofi e re që është futur dhe lufton sistemin. Sot kemi një president që është bërë vetë establishmenti. Musk ka të drejtë kur thotë që projektligji i fundit do të jetë me efekte negative dhe do fusë Amerikën në borxhe. Por jo vetëm Amerika por e gjithë ekonomia globale. Pra çdo huamarrje, në Evrope dhe botë do të jetë me kosto shumë të madhe. Dhe këtë Elon Musk e luftonte me muaj të tërë. Ideja e Muks nuk është që të bëhet president. Ai do të krijojë sistem të ri. Ai ka para të mjaftueshme që ta “katandisë” të gjithë sistemin politik amerikan në një kriza. Pra nëse fiton 7-10 ulëse në Senat kjo do të jetë peshë shumë e madhe. Dhe këtë ka si ambicie. Por si duket sistemi i tanishëm amerikan po neglizhon faktin se Musk ka shumë fuqi”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/