Hendboll: Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror
Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës janë kualifikuar në Kampionatin Botëror. Kualifikimi erdhi pasi Kosova fitoi “IHF Trophy Intercontinental” pasi në finale e mposhti përfaqësuesen e Nigerisë me rezultatin 34:30, pas vazhdimeve. Të dyja pjesët u mbyllën me rezultat të barabartë, 13:13, transmeton albinfo.ch. Ndyrhe, Kosova e ka nisur rrugëtimin me dy fitore në Grupin […] The post Hendboll: Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror appeared first on Albinfo.

Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës janë kualifikuar në Kampionatin Botëror.
Kualifikimi erdhi pasi Kosova fitoi “IHF Trophy Intercontinental” pasi në finale e mposhti përfaqësuesen e Nigerisë me rezultatin 34:30, pas vazhdimeve. Të dyja pjesët u mbyllën me rezultat të barabartë, 13:13, transmeton albinfo.ch.
Ndyrhe, Kosova e ka nisur rrugëtimin me dy fitore në Grupin B. Fitoi 30:27 ndaj Nigerisë në ndeshjen e parë, ndërsa doli e para në grup pas fitores 36:15 ndaj Kaledonisë së Re. Në gjysmëfinale fitoi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultat 27:26 dhe në finale e mposhti sërish Nigerinë në një ndeshje shumë të luftuar.
Këtë vit Kampionati Botëror organizohet në Egjipt prej 6 deri më 17 gusht të këtij viti.
The post Hendboll: Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror appeared first on Albinfo.