Hidhen dyshime se Jashari ka luajtur me injeksione te Zvicra

Media “bluewin.ch” ka shkruar një artikull sipas së cilës Ardon Jashari ka luajtur me injeksione te Kombëtarja e Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Në fakt kjo deklaratë erdhi nga drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka zbuluar se Ardon Jashari është paraqitur me injeksione qetësuese te skuadra e Club Brugget. “Ardoni dhe Murat Yakin kanë pasur […] The post Hidhen dyshime se Jashari ka luajtur me injeksione te Zvicra appeared first on Albinfo.

Hidhen dyshime se Jashari ka luajtur me injeksione te Zvicra

Media “bluewin.ch” ka shkruar një artikull sipas së cilës Ardon Jashari ka luajtur me injeksione te Kombëtarja e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Në fakt kjo deklaratë erdhi nga drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka zbuluar se Ardon Jashari është paraqitur me injeksione qetësuese te skuadra e Club Brugget.

“Ardoni dhe Murat Yakin kanë pasur një bisedë të mirë. Nuk kam dyshim se Ardoni është shumë i motivuar që është pjesë e kombëtares. Nuk kishte kuptim të rrezikonim asgjë në këto ndeshje miqësore”, ka thënë Tami.

Ndërkohë edhe përzgjedhësi Yakin tha se Jashari kërkoi të shfrytëzoj pushimin për t’u rikuperuar nga lëndimi.

Në nëntor të vitit 2023 bëri bujë kur Jasahari refuzoi të paraqitet për Zvicrën U21. Por pas një bisede me Yakinin, Jashari u ftua te Zvicra. Megjithatë, ylli i Club Brugget, ndeshjen e fundit me fanellën e Zvicrës e zhvilloi më shumë se dy vjet më parë.

The post Hidhen dyshime se Jashari ka luajtur me injeksione te Zvicra appeared first on Albinfo.