Hoti i pikëlluar për vdekjen e Qerkinit: Humbje e madhe për të gjithë ata që e njohën
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit. Në një postim në Facebook, Hoti thotë se Qerkini ishte figura kryesore e betejës për të drejtat e familjeve të personave të pagjetur gjatë Luftës së Kosovës. Më tej, ai shkruan se vdekja e Bacës Bajram është një humbje e madhe

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit.
Në një postim në Facebook, Hoti thotë se Qerkini ishte figura kryesore e betejës për të drejtat e familjeve të personave të pagjetur gjatë Luftës së Kosovës.
Më tej, ai shkruan se vdekja e Bacës Bajram është një humbje e madhe për familjen e tij, për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan angazhimin e tij të palodhur për të drejtat e të pagjeturve.
“Me pikëllim morra lajmin për shkuarjen në amshim të Bacës Bajram. Bajram Qerkini ishte figura kryesore e betejës për të drejtat e familjeve të personave të pagjetur gjatë Luftës së Kosovës. Ai ishte kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe për 25 vjet angazhohej për të zbuluar fatin e djalit të tij, Reshatit, dhe të gjithë atyre që u zhdukën gjatë luftës. Përpjekjet e tij për të mbrojtur familjet e të zhdukurve dhe për të kërkuar drejtësi për ta ishin vlera që e karakterizonin bacën Bajram. Vdekja e Bajram Qerkinit është një humbje e madhe për familjen e tij, për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan angazhimin e tij të palodhur për të drejtat e të pagjeturve. U prehtë në paqe Bajram Qerkini”.