Hoxha kritikon LVV-në: Fakulteti i Arkitekturës po përdoret për aktivitetet partiake
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në kryeqytet Këshillin e Gruas së kësaj partie, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj Albin Kurti. Pas kësaj, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila kritikoi partinë në pushtet se po e shfrytëzon hapësirën e Fakultetit të Arkitekturës për aktivitete partiake. “Më vjen

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në kryeqytet Këshillin e Gruas së kësaj partie, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj Albin Kurti.
Pas kësaj, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila kritikoi partinë në pushtet se po e shfrytëzon hapësirën e Fakultetit të Arkitekturës për aktivitete partiake.
“Më vjen keq për Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës që tash e sa herë radhazi e vë në shfrytëzim hapësirën e Modeliariumit për aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje”, shkroi ajo në Facebook.