Hoxhaj: Nënshkrimi im do të jetë i pari për të marrë hapa konkretë për zhbërjen e Speciales

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj është deklaruar lidhur me raportimet se kjo parti pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton Ekonomia Online.Ai, ka thënë se duhet të mblidhet Grupi Parlamentar, ndërsa ka shtuar se nënshkrimi i tij do të jetë i pari për të marrë hapa konkret për ta zhbërë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës.“Duhet të mbahet një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërsa, nëse më pyesni për qëndrimin tim personal, qëndrimi im personal është se nënshkrimi im është i pari për të marrë hapa konkretë për ta zhvlerësuar Gjykatën në Kuvendin e Kosovës”, Hoxhaj.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



