Hyseni tregon tri arsyet e dështimit: Dorëheqja e munguar e Kurtit, mungesa e numrave dhe kontaktet e VV-së me Listën Serbe janë arsye pse dështoi seanca

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, për FrontOnline ka renditur disa nga arsyet që, sipas tij, çuan në këtë situatë. Ai tha se mungesa e dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij është një ndër pengesat kryesore për ecurinë e procesit. “Njëra nga arsyet e dështimit të seancës së sotme

Hyseni tregon tri arsyet e dështimit: Dorëheqja e munguar e Kurtit, mungesa e numrave dhe kontaktet e VV-së me Listën Serbe janë arsye pse dështoi seanca


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, për FrontOnline ka renditur disa nga arsyet që, sipas tij, çuan në këtë situatë.

Ai tha se mungesa e dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij është një ndër pengesat kryesore për ecurinë e procesit.

“Njëra nga arsyet e dështimit të seancës së sotme është dorëhejqa, jo dorëheqje e Kurtit dhe kabinetit qeveritar,” u shpreh Hyseni.

Sipas tij, arsyeja e dytë është se Vetëvendosje nuk ka numrat e mjaftueshëm për të çuar përpara procesin e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e institucioneve të reja.

“Kanë funksionu me 52 numra dhe janë larg asaj që me e votu kryeparlamentarin dhe Qeverinë,” tha ai për FrontOnline

Për më tepër, Hyseni akuzoi Vetëvendosjen për kontakte të fshehta me Listën Serbe, duke iu referuar mesazheve të publikuara më herët gjatë ditës.

“E treta është kontakti i VV me Listën Serbe, i keni parë mesazhet e publikuara sot,” deklaroi ai.