I dërguari i BE-së: Kompromiset në dialog i përcaktojnë palët

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se prioritet për të do të jetë të sigurojë takime mes përfaqësuesve të dy vendeve. Ai ka deklaruar se janë vetë palët që pastaj do të vendosin për kompromise potenciale. “Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të […] The post I dërguari i BE-së: Kompromiset në dialog i përcaktojnë palët appeared first on Albinfo.

I dërguari i BE-së: Kompromiset në dialog i përcaktojnë palët

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se prioritet për të do të jetë të sigurojë takime mes përfaqësuesve të dy vendeve.

Ai ka deklaruar se janë vetë palët që pastaj do të vendosin për kompromise potenciale.

“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.

Sa i përket takimit me Kurtin, ai e quajti “fillim të mirë”.

“Ishte një takim prezantues, folëm për atë se si mund të vazhdojë procesi përpara. Është një fillim i mirë. Sapo t’i kem bërë këto biseda [me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë], mund të ulem dhe të vlerësoj se ku jemi. Por, është shumë e qartë që procesi i dialogut mban në vete edhe një numër të madh të zhvillimeve të rëndësishme dhe duhet të merremi edhe me to”, shtoi Sorensen.

The post I dërguari i BE-së: Kompromiset në dialog i përcaktojnë palët appeared first on Albinfo.