I theruri me thikë në Podujevë, në gjendje të rëndë

Është therur me thikë një person në Podujevë i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile. “Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe

I theruri me thikë në Podujevë, në gjendje të rëndë

Është therur me thikë një person në Podujevë i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.

“Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti është dërguar në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asajëtorakale. Gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile”, është shprehur tutje Syla.