IBAS: Nga një ide inovative në një lider të tregut financiar

Kur Gazmend Selmani nisi rrugëtimin për të themeluar IBAS, ai kishte një vizion të qartë: të krijojë një institucion financiar që jo vetëm do të modernizonte shërbimet e pagesave dhe investimeve, por do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit dhe bizneset i menaxhojnë financat e tyre. Si nevojë e kohës, duke parë boshllëqet në treg […] The post IBAS: Nga një ide inovative në një lider të tregut financiar appeared first on Albinfo.

IBAS: Nga një ide inovative në një lider të tregut financiar

Kur Gazmend Selmani nisi rrugëtimin për të themeluar IBAS, ai kishte një vizion të qartë: të krijojë një institucion financiar që jo vetëm do të modernizonte shërbimet e pagesave dhe investimeve, por do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit dhe bizneset i menaxhojnë financat e tyre. Si nevojë e kohës, duke parë boshllëqet në treg dhe potencialin e madh për inovacion, ai dhe ekipi i tij ndërtuan një platformë që sot ka rritjen më të madhe dhe të qëndrueshme në tregun e fintech.

IBAS SI ZGJIDHJE E NEVOJAVE TË TREGUT

Në një kohë kur tregu financiar në Kosovë kishte mungesë të zgjidhjeve digjitale të avancuara, IBAS u krijua për të ofruar një platformë gjithëpërfshirëse që i shërben individëve dhe bizneseve. Me shërbime që përfshijnë pagesat, transferet e parasë, kreditë, mbitërheqjet dhe modelin inovativ “Buy Now, Pay Later”, IBAS është platforma me ofertën më të llojllojshme në treg. Për më tepër, ofrimi i këshillimit për investime në instrumente financiare në tregjet e rregulluara e bën atë një opsion unik jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Megjithatë, sfidat e shumta për një institucion të tillë ekipi i IBAS i shndërruan në pasion për t’i zgjidhur shpejtë e me lehtësi.

NGA RRITJA LOKALE TEK AMBICIET NDËRKOMBËTARE

Në pak vite, IBAS u bë institucioni i parë i parasë elektronike në Kosovë dhe arriti të fitojë mbi 40,000 klientë në Kosovë. Përmes një kombinimi të teknologjisë së avancuar dhe përkushtimit ndaj shërbimit ndaj klientit, IBAS kontribuon në ekosistemin financiar me një qasje që i jep përdoruesve fleksibilitet dhe siguri.

Performanca e IBAS është mbresëlënëse: me një rritje mesatare të të ardhurave prej mbi 138% gjatë tre viteve të fundit, kompania ka tejkaluar shumë institucione financiare të ngjashme, madje edhe disa që vlerësohen në miliarda dollarë (Revolut, Monzo, Starling, N26, Klarna, etj.) duke shënuar rritje të jashtëzakonshme të vlerës, deri në mbi 400 herë më shumë se investimi i tyre fillestar. Rritja eksponenciale e IBAS, sidomos duke pasur parasysh fillimet në një treg relativisht të vogël, paraqet mundësi të jashtëzakonshme për investitorë.

Për këta të fundit, IBAS ka shkuar një hap më tej në krijimin e një lehtësie ligjore, duke u themeluar IBAS në Mbretërinë e Bashkuar, një nga vendet me infrastrukturën më të avancuar në botë në tregjet financiare.

ÇFARË PRITET NË VAZHDIM NGA IBAS?

Për të adresuar këtë kërkesë dhe për të zgjeruar më tej operacionet, IBAS vendosi të hapte një cikël fillestar investimesh përmes CrowdCube, platforma e njohur dhe e licencuar për investime në Mbretërinë e Bashkuar.

Fillimisht, IBAS synoi të siguronte 1 milion euro, por brenda një kohe të shkurtër, pa e publikuar thirrjen finale, arriti të mbyllë 61% të kësaj shume. Për shkak të interesit të lartë të publikut, kompania vendosi të rrisë shumën e synuar në 1.25 milion euro. Me këto fonde, IBAS planifikon të zgjerojë aktivitetet në Kosovë dhe të përgatitet për serinë A të investimeve, ku vlera e investimeve do të jetë dukshëm më e lartë. Objektivi kryesor është hyrja në tregun evropian (EEA) dhe përgatitja për IPO në bursën e Londrës ose Nasdaq.

HISTORI SUKSESI: NGA KLIENTËT TEK INVESTITORËT

Një nga treguesit më të mirë të suksesit të IBAS është ndikimi që ka pasur tek klientët dhe investitorët. IBAS filloi si një vizion në letër, por investitorët e hershëm besuan ne te dhe e trajtuan si një mundësi të sigurt për sukses. Tani, të gjithë investitorët aktualë shohin rritje të vazhdueshme të vlerës së kapitalit të tyre, një trend që me shumë gjasë do përcillet nga viti në vit. Grafikonët e performancës së IBAS vazhdojnë të jenë në rritje, duke e vendosur kompaninë në një pozicion të fortë për të arritur objektivat e saj të mëdha.

Një moment kyç për IBAS ka qenë konsolidimi i reputacionit si një institucion financiar inovativ dhe i besueshëm. Duke ofruar zgjidhje të personalizuara për nevojat e klientëve dhe duke siguruar që çdo shërbim të jetë transparent dhe i mbrojtur nga rregulloret ndërkombëtare, IBAS ka krijuar një bazë solide për suksesin e radhës.

IBAS nuk e sheh suksesin vetëm në terma të rritjes financiare, por edhe në ndikimin e tij në industrinë financiare, respekitivisht sektorin e FinTech. Pas këtij cikli fillestar të investimeve, kompania do të fokusohet në:

Zgjerimin e shërbimeve në tregun kosovar, duke forcuar pozicionin e tij si lider në këtë industri.

Përgatitjen për serinë A të investimeve, që do të sigurojë kapital shtesë për zgjerim në tregjet ndërkombëtare.

Rritjen e numrit të klientëve dhe profitabilitetit, për të garantuar IPO të suksesshme në Londër ose Nasdaq.

NJË MODEL PËR SUKSESIN NË FINTECH

Historia e IBAS është një dëshmi e fuqisë së vizionit, inovacionit dhe menaxhimit të duhur. Siç thekson vetë Gazmend Selmani: “IBAS është i përkushtuar të sigurojë që grafiku i kthimit të investimeve të ndjekë të njëjtën trajektore siç është ai i rritjes së të hyrave, duke u krahasuar me standardet e vendosura nga liderët e industrisë si Revolut, Monzo, Starling, N26 dhe Klarna.”

IBAS ka dëshmuar se, me strategjinë dhe përkushtimin e duhur, çdo synim mund të arrihet. Me hapa të qartë drejt zgjerimit dhe një plan të mirëpërcaktuar për listim në bursë, IBAS po ndërton të ardhmen e tij si një emër i fuqishëm në industrinë globale të FinTech.

 

The post IBAS: Nga një ide inovative në një lider të tregut financiar appeared first on Albinfo.