Ibrahimi: Mbështes plotësisht bojkotin e marketeve me 31 janar
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka përkrahur në tërësi bojkotin e marketeve të paralajmëruar për këtë të premte, me 31 janar të vitit 2025. Ibrahimi thekson se edhe si Alternativë edhe si qeveri VLEN janë të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve duke luftuar çdo abuzim me çmimet. “Unë, si kryetar i Alternativës […] The post Ibrahimi: Mbështes plotësisht bojkotin e marketeve me 31 janar appeared first on InfoShqip.com.

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka përkrahur në tërësi bojkotin e marketeve të paralajmëruar për këtë të premte, me 31 janar të vitit 2025.
Ibrahimi thekson se edhe si Alternativë edhe si qeveri VLEN janë të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve duke luftuar çdo abuzim me çmimet.
“Unë, si kryetar i Alternativës dhe pjesë e qeverisë në koalicionin VLEN, mbështes plotësisht bojkotin e thirrur nga qytetarët. Bojkoti është një e drejtë legjitime qytetare, dhe qytetarët kanë lirinë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre.
Ne si qeveri VLEN do të angazhohemi në maksimum që të drejtat e qytetarëve të jenë në rrafsh të parë, duke siguruar që ata të kenë mundësinë të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhje të informuara si konsumatorë.
Përveç kësaj, do të shtojmë përpjekjet për kontrollin e tregjeve, duke u siguruar që marketet të operojnë me çmime të arsyeshme dhe të mos abuzojnë me pozitën e tyre në dëm të konsumatorëve. Transparenca dhe drejtësia në ekonomi janë prioritete kyçe për ne, dhe do të ndërmarrim hapa konkretë për të mbrojtur interesat e qytetarëve nga praktikat e
padrejta tregtare”, shkruan Ibrahimi.
The post Ibrahimi: Mbështes plotësisht bojkotin e marketeve me 31 janar appeared first on