Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës

Pas 26 vitesh në listën e personave të zhdukur, janë identifikuar mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiragës nga Rahoveci, falë analizës shkencore të ADN-së. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e identifikimit, duke u dhënë fund dekadave të pasigurisë për fatin […] The post Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës appeared first on Albinfo.

Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës

Pas 26 vitesh në listën e personave të zhdukur, janë identifikuar mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiragës nga Rahoveci, falë analizës shkencore të ADN-së.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e identifikimit, duke u dhënë fund dekadave të pasigurisë për fatin e tij.

Me këtë rast, Komisioni Qeveritar ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen, duke shpresuar se ky identifikim do t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme.

Ky rast nënvizon rëndësinë e vazhdimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, një çështje ende e hapur për qindra familje në Kosovë.

Të martën Komisioni ka njoftuar se janë identifikuar edhe disa mbetje mortore të tre viktimave të Masakrës së Kralanit, transmeton albinfo.ch.

The post Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës appeared first on Albinfo.