Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë i arrestuar edhe më herë për vepra të tjera penale, dhe se automjeti i është kthyer pronarit. Postimi: Zbulohet dhe ndalohet i dyshuari për

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë i arrestuar edhe më herë për vepra të tjera penale, dhe se automjeti i është kthyer pronarit.
Postimi:
Zbulohet dhe ndalohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Prizren, 31 maj 2025 – Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, pas hetimeve intensive lidhur me rastin e vjedhjes së një automjeti ( audi a3 ,vlera 4000 euro) të raportuar më datë 14.11.2024, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar për këtë vepër penale.
Gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale. Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur.
Automjeti i gjetur është kthyer pronarit legjitim.
Policia e Kosovës, përmes angazhimit të vazhdueshëm profesional, mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve kriminale, sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.