Igli Tare merr vendimin e ‘çmendur’ për Leaon

Milani i Igli Tares i ka vendosur një çmim prej 130 milionë eurosh kartonit të Rafael Leaos, me Bayern Munichun që po eksploron një lëvizje të mundshme për yllin portugez. Sipas Corriere dello Sport, Milani ka vendosur një çmim prej 130 milionë eurosh për skuadrat e interesuara për Leaon, mes interesimit të fortë nga Bayern […]

Igli Tare merr vendimin e ‘çmendur’ për Leaon

Milani i Igli Tares i ka vendosur një çmim prej 130 milionë eurosh kartonit të Rafael Leaos, me Bayern Munichun që po eksploron një lëvizje të mundshme për yllin portugez.

Sipas Corriere dello Sport, Milani ka vendosur një çmim prej 130 milionë eurosh për skuadrat e interesuara për Leaon, mes interesimit të fortë nga Bayern Munich, Arsenal dhe disa klube nga Arabia Saudite.

Teksa klauzola e tij zyrtare e lirimit qëndron rreth 175 milionë euro, Milani raportohet se është i hapur që të negociojë, veçanërisht pas një sezoni të dobët.

25-vjeçari ka bërë 50 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 13 asistime për Milanin.

Gjiganti gjerman Bayern Munich po kërkon një sulmues të majtë, pavarësisht situatës së kontratës së Leroy Sane, pasi duan një lojtar i cili mund të bëjë rotacione me Harry Kane.

Al-Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ittihad, tri klubet më të mëdha të Arabisë Saudite po ashtu kanë shfaqur një interesim të fortë për reprezentuesin portugez dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një pagë prej 25 milionë eurosh.

Vlera aktuale e Leaos në treg është rreth 75 milionë euro, që është tejet më e ulët se sa 130 milionë eurot që po kërkon Milani.

Leao iu bashkua ‘Rossonerëve’ në vitin 2019 dhe ka kontratë me ta deri në vitin 2028.