IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve është i domosdoshëm para nisjes së vitit shkollor
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje që prindërit të kujdesen që fëmijët e tyre të jenë të vaksinuar sipas kalendarit zyrtar para se të nisin shkollën apo institucionet parashkollore. Në njoftim thuhet se vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda dhe ngjitëse, ndërsa […] The post IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve është i domosdoshëm para nisjes së vitit shkollor appeared first on Albinfo.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje që prindërit të kujdesen që fëmijët e tyre të jenë të vaksinuar sipas kalendarit zyrtar para se të nisin shkollën apo institucionet parashkollore.
Në njoftim thuhet se vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda dhe ngjitëse, ndërsa vaksinimi në kohë ndihmon në parandalimin e përhapjes së tyre në komunitet.
“Shëndeti i fëmijëve është mbrojtja më e mirë për familjen dhe shoqërinë. Për këtë arsye, ftojmë prindërit që para nisjes së vitit shkollor të vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt dhe të kryejnë vaksinimin”, thuhet në komunikatë.
The post IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve është i domosdoshëm para nisjes së vitit shkollor appeared first on Albinfo.