Ilir Tahiri: Donika Gërvalla është edukuar “në prehër” të diktatorit Enver Hoxha

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ilir Tahiri, i është drejtuar ministres Donika Gërvalla, duke thënë se ajo nuk ka të drejtë të sulmojë UÇK-në dhe komandantët e saj, duke shtuar se Gërvalla është formuar në ndikimin e ish-diktatorit Enver Hoxha.  “Që katër vite s’kanë bërë asgjë, janë rritë në politikë me rrena, fyerje, etiketime. Donika

Ilir Tahiri: Donika Gërvalla është edukuar “në prehër” të diktatorit Enver Hoxha


Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ilir Tahiri, i është drejtuar ministres Donika Gërvalla, duke thënë se ajo nuk ka të drejtë të sulmojë UÇK-në dhe komandantët e saj, duke shtuar se Gërvalla është formuar në ndikimin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

 “Që katër vite s’kanë bërë asgjë, janë rritë në politikë me rrena, fyerje, etiketime. Donika Gërvalla mos me sha UÇK-në e mos mu merr me komandantë nuk ish përmend askund. Gërvalla është edukuar në prehër të Enver Hoxhës”, shprehet ai.

Ai ka kritikuar Albulena Haxhiun dhe Kryeministrin Kurti, duke i akuzuar se po përpiqen të nxisin konflikte për të bërë viktimën.

“Albulena Haxhiu e Kurti e kanë qëllimin me nxitë konflikte. Ata krejt komplet nuk i afrohen Bedri Hamzës, po duan me bë viktimën duke na provokuar por përgjigjen do ta marrin me 9 shkurt”, tha ai për “Front Online”.