Imri Ahmeti: Stadiumi i Dobrajës, investim për sportin dhe të rinjtë në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mori pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin e sapo përuruar në Dobrajë. “Sot me kënaqësi mora pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajës. Një stadium i sapo përuruar

Imri Ahmeti: Stadiumi i Dobrajës, investim për sportin dhe të rinjtë në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mori pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin e sapo përuruar në Dobrajë.

“Sot me kënaqësi mora pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajës. Një stadium i sapo përuruar, që pasqyron vizionin tonë për sportin dhe të rinjtë, tashmë është bërë realitet. Ky investim i rëndësishëm është dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara me projekte që i japin energji dhe jetë sportit në komunën tonë. Stadiumi i Dobrajës nuk është vetëm një fushë futbolli, është një arenë ku do të rriten gjenerata të reja sportistësh”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se projekti për stadiumin është pjesë e një vizioni më të gjerë për të mbështetur sportin dhe aktivitetet rinore në Lipjan, duke ofruar infrastrukturë moderne dhe mundësi zhvillimi për klubet sportive dhe komunitetin lokal.