Imri Ahmeti takohet me legjendën e gjallë të luftës, Nazmi Drenica i jep mbështetjen për vizionin e tij!
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka zhvilluar një takim të veçantë me veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala. Nazmiu, i cili u plagos gjatë luftës dhe njihet si një nga luftëtarët e hershëm të UÇK-së në regjionin e Shalës, shprehu vlerësimin e tij për punën dhe […]

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka zhvilluar një takim të veçantë me veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala.
Nazmiu, i cili u plagos gjatë luftës dhe njihet si një nga luftëtarët e hershëm të UÇK-së në regjionin e Shalës, shprehu vlerësimin e tij për punën dhe angazhimin e Ahmetit dhe ekipit të tij.
“Fjalët dhe respekti i tij janë një motiv i madh për mua dhe për të gjithë ekipin tonë. Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmiu shprehu mbështetjen për vizionin tonë, me punë për Lipjanin”, tha Ahmeti pas takimit.
Ky takim vjen si pjesë e vizitave që Ahmeti po zhvillon me qytetarët e Lipjanit, duke u fokusuar në dëgjimin e zërit të tyre dhe në fuqizimin e vlerave që kanë ndërtuar rrugën e lirisë.