Incidenti në Detin e Veriut/ Njëra prej anijeve transportonte naftë për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes
Një nga anijet e përfshira në përplasjen e sotme, tankeri i naftës MV Stena Immaculate, po transportonte ngarkesën për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë. “Përplasja dhe shpërthimet që pasuan nuk do të ndikojnë në operacionet ose gatishmërinë për luftë. Nuk kemi një pikë të vetme dështimi,” thonë zyrtarët. Në Detin e [...]Read More...

Një nga anijet e përfshira në përplasjen e sotme, tankeri i naftës MV Stena Immaculate, po transportonte ngarkesën për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë.
“Përplasja dhe shpërthimet që pasuan nuk do të ndikojnë në operacionet ose gatishmërinë për luftë. Nuk kemi një pikë të vetme dështimi,” thonë zyrtarët.
Në Detin e Veriut pranë brigjeve të East Yorkshire, Angli, ndodhi një përplasje mes tankerit të naftës MV Stena Immaculate dhe anijes kontenier Solong. MV Stena Immaculate, një tanker me flamur amerikan, ishte i ankoruar në atë kohë dhe po transportonte karburant për llogari të Agjencisë së Logjistikës së Mbrojtjes (DLA Energy), një degë e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.
Përplasja çoi në shpërthime dhe rrjedhje karburanti, por kjo nuk ndikoi në gatishmërinë operacionale të ushtrisë amerikane.
Anija Solong, me flamur portugez, po transportonte 15 kontenierë me cianur natriumi, një substancë kimike jashtëzakonisht toksike, për të cilën nuk ka informacion nëse është derdhur në det.
/ abcnews.al