India përjashton bisedimet me Pakistanin pas sulmeve në Kashmir

Një muaj pas sulmeve vdekjeprurëse në Kashmir, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime apo tregëti me Pakistanin. Gjatë një tubimi në Rajasthan, ai tha se çdo sulm terrorist do të ketë kosto të lartë për ushtrinë dhe ekonominë pakistaneze. Modi akuzoi Pakistanin për mbështetje të terrorizmit dhe paralajmëroi [...]Read More...

India përjashton bisedimet me Pakistanin pas sulmeve në Kashmir

Një muaj pas sulmeve vdekjeprurëse në Kashmir, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime apo tregëti me Pakistanin. Gjatë një tubimi në Rajasthan, ai tha se çdo sulm terrorist do të ketë kosto të lartë për ushtrinë dhe ekonominë pakistaneze.

Modi akuzoi Pakistanin për mbështetje të terrorizmit dhe paralajmëroi se India do të ndalojë edhe rrjedhën e ujit drejt Pakistanit, duke përmendur pezullimin e Traktatit të Ujërave të Indusit.
Tensionet mes dy vendeve të armatosura bërthamorë mbeten të larta që prej sulmit të 22 prillit në Kashmir, ku mbetën të vrarë deri në 26 civilë.

India fajëson Pakistanin për sulmin, ndërsa ky i fundit e mohon përfshirjen. Marrëdhëniet diplomatike janë shumë të tendosura dhe të dy shtetet po kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për qëndrimet e tyre.