“Informacionet në “Signal”, të klasifikuara”/ Gazetari: Më fusin në grup, pastaj më sulmojnë. Trump: Gjueti shtrigash

Kryeredaktori i The Atlantic Jeffrey Golberg në një intervistë për BBC ka rrëfyer se ai nuk është i shqetësuar nga sulmet që administrata republikane e Donald Trump po bën ndaj tij. Golberg u shpreh se ai mendon se të gjitha informacionet që Sekretari Amerikan I Mbrojtes Pete Hegseth dha në Signal mbi sulmet ndaj rebelëve [...]Read More...

“Informacionet në “Signal”, të klasifikuara”/ Gazetari: Më fusin në grup, pastaj më sulmojnë. Trump: Gjueti shtrigash

Kryeredaktori i The Atlantic Jeffrey Golberg në një intervistë për BBC ka rrëfyer se ai nuk është i shqetësuar nga sulmet që administrata republikane e Donald Trump po bën ndaj tij. Golberg u shpreh se ai mendon se të gjitha informacionet që Sekretari Amerikan I Mbrojtes Pete Hegseth dha në Signal mbi sulmet ndaj rebelëve Houthis ishin informacione të klasifikuara ndërsa shtoi se më mire sesa të merrej me të Administrata Trump duhet të punojë për të rregulluar dhe për të mos përsëritur gabimin që bënë.

“Nga të gjithë këto gjëra dua të them përse ata më futën mua në këtë grup komunikimi. Cfare po ndodh ketu, ju me ftoni në ketë grup dhe pastaj me sulmoni. Ata thone gjithmone gjera te tilla ne fakt, per mua kane vite qe bejne dicka te tille por e kane bere edhe me koleget e mi. Strategjia e tyre eshte te sulmojne gazetaret. Ata duhet te merren me problemet e tyre. Ne shtepine e bardhe qarkullojne fjale se tashme te gjithe mendojne se Mike Waltz eshte nje idiot. Ka shume njerez ne sistemin e sigurise kombetare qe thjesht nuk mund ta besojne qe celulari I tij ishte kaq I pambrojtur.”

Kryeredaktoi i The Atlantic hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Micheal Waltz që tha se ai nuk e kishte takuar kurrë atë. Jeffrey Goldberg u shpreh se ai e kishte takuar disa here Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare megjithë në intervistën e tij për BBC ai tha se nuk do të jepte më shumë detaje. Ndërkohë që Goldberg foli për BBC, Presidenti Amerikan Donald Trump vijoi të mbronte ekipin e tij duke thënë se gjithçka që po ndodh është një gjueti shtrigash. Kur u pyet nëse në këtë grup ishte diskutuar informacion i Klasifikuar, Trump u shpreh se nuk di të thotë dicka të tillë.

“Kjo eshte e gjitha nje gjueti shtrigash. Ajo cfar ne beme ndaj rebeleve Houthi ishte e shkelqyer. Sa I perket informacioneve te klasifikuara ne ate bisede, epo une nuk e di, nuk jam I sigurtë. Duhet te pyeten njerezit e perfshire ne keto biseda.”

Admininistrata e Donald Trump ka mohuar se në skandalin që përfshiu zyrtarët e saj të lartë për shkak të komunikimeve në Signal kishte rrjedhje të informacioneve të klasifikuara. Megjithatë mesazhet e publikuara nga The Atlantic kanë treguar të kundërtën. Perdorimi i nje aplikacioni Komercal ne komunikime qe permbajne informacione te sigurise kombetere eshte nje shkelje ligji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Signal nuk është një aplikacion I miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive.Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve./abcnews.al