Irani akuzon Netanyahun se po tenton t’i pengojë bisedimet me SHBA-në

Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit, pasi Netanyahu përsëriti thirrjen e tij për shpërbërjen e plotë të programit bërthamor të Teheranit. Negociatorët iranianë dhe amerikanë përfunduan një rund të tretë të bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor të [...]Read More...

Irani akuzon Netanyahun se po tenton t’i pengojë bisedimet me SHBA-në

Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit, pasi Netanyahu përsëriti thirrjen e tij për shpërbërjen e plotë të programit bërthamor të Teheranit.

Negociatorët iranianë dhe amerikanë përfunduan një rund të tretë të bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor të Iranit më 26 prill, ndërsa një raund i katërt është planifikuar për më 3 maj, me shumë mundësi në një vend evropian.

Duke folur në Jerusalem një ditë pas bisedimeve, Netanyahu tha se çdo marrëveshje me Iranin duhet të synojë shpërbërjen e plotë të programit bërthamor dhe gjithashtu të trajtojë kapacitetet raketore të Teheranit.

“Marrëveshja e vërtetë që funksionon është marrëveshja që eliminon kapacitetin e Iranit për të pasuruar uranium për armë bërthamore”, tha Netanyahu, duke shtuar se një marrëveshje e mirë duhet gjithashtu “të përfshijë parandalimin e raketave balistike”.

Duke shkruar në X, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se ishte “tronditëse… se sa hapur Netanyahu po i dikton tashmë presidentit Trump se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë në diplomacinë e tij me Iranin”.