Isa Mustafa thotë se s’ka ‘‘dëshirë’’ të përfshihet në zhvillimet e fundit në LDK
Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka refuzuar të flasë për zhvillimet e fundit në subjektin politik që ai drejtonte. Ai i ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në këtë çështje. “Nuk kam dëshirë të involvohem në këtë situatë”, ka deklaruar Mustafa. Të martën anëtari i kryesisë së LDK-së, ish-kryeministër Avdullah

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka refuzuar të flasë për zhvillimet e fundit në subjektin politik që ai drejtonte.
Ai i ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në këtë çështje.
“Nuk kam dëshirë të involvohem në këtë situatë”, ka deklaruar Mustafa.
Të martën anëtari i kryesisë së LDK-së, ish-kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se LDK ka nevojë për një udhëheqësi të re dhe akuzoi lidershipin e partisë për, siç ka shkruar, ristrukturim në degët e partisë në mënyrë selektive. Hoti ka listuar një numër dobësish, sipas tij, dhe ka akuzuar kryetarin Lumir Abdixhiku se është distancuar nga e kaluara e LDK-së duke zbehur siç besimin e elektoratit tradicional.
Një deklaratë e tillë ka ngjallur reagime të zyrtarëve të LDK-së së, përfshirë edhe nënkryetarët e saj Imri Ahmeti e Doarsa Kica Xhelili.
Ndërsa nënkryetari tjetër i partisë, Gazmend Muhaxheri i ka thënë RTV21 se kërkesa e Hotit është e pakuptimtë./21Media