Ish-asamblisti i VV në Prishtinë Berat Lahu me akuza: : E humbën qëllimisht Prishtinën, Arben Vitia sabotoi zgjedhjet
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka shpërthyer me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e Kryetarit të Degës së VV’së në Prishtinë, Arben Vitisë, pasi u tërhoq nga grupi parlamentar i VV’së. Lahu, në seancën e parë si i pavarur në Kuvendin Komunal, tha se Arben Vitia e sabotoi qëllimshëm fushatën për zgjedhjet lokale
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka shpërthyer me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e Kryetarit të Degës së VV’së në Prishtinë, Arben Vitisë, pasi u tërhoq nga grupi parlamentar i VV’së.
Lahu, në seancën e parë si i pavarur në Kuvendin Komunal, tha se Arben Vitia e sabotoi qëllimshëm fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Ai tha se Vetëvendosje i ka humbur zgjedhjet lokale në Prishtinë në mënyrë të turpshme.“Garën për kryetar e kemi humbur turpësisht. Unë i kam thënë Arben Vitisë se ne [LVV-ja] kemi humb, s’ka fitu LDK-ja, nuk ka fitu Përparim Rama. Me pas dashtë Vetëvendosje s’kish pas kush që e mund. Por, kandidati.. ai s’ka dashtë, ai e ka sabotu fushatën dhe këta e dijnë plot. Dhe kjo është e shkruar në raportin tim për fushatën si pjesë e shtabit”, tha Lahu.
Duke folur për Arben Vitinë, Lahu tha se “dikush që prej 65% e sjell subjektin në 35%, duhet të japë dorëheqje.
“Arben Vitia s’ka jep dorëheqje, ka vazhdu prapë”, shprehu zhgënjim Lahu.
Ai përmendi edhe rastin e njohur si Badoci.
“Vendimi ma i turpshëm që e ka bë thyerjen nuk është ai i Badocit, por Badoci ka qenë simptoma për shkak se ne jemi manipulu ku vet kolegia Nora ka thënë se ky vendim është për Prokurori. Edhe unë pajtohna për këtë, por unë kam qëndruar nën mashtrimin e Gëzim Sveçlës që ky qëndrim është i kryesisë qendrore dhe i Albin Kurtit”, tha në fund ai