Ish-kreu i KQZ-së garanton integritetin e zgjedhjeve: Nuk ka mundësi manipulimi i votave
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për “Front Online” lidhur me vonesën e publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke sqaruar se kjo është shkaktuar nga probleme teknike. Megjithatë, Baraliu ka paralajmëruar se nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky proces. Ai ka siguruar opinionin publik

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për “Front Online” lidhur me vonesën e publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke sqaruar se kjo është shkaktuar nga probleme teknike.
Megjithatë, Baraliu ka paralajmëruar se nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky proces.
Ai ka siguruar opinionin publik se procesi zgjedhor nuk do të preket dhe se integriteti i tij është i garantuar.
“Kjo vonesë ndodhi për shkak të probleme teknike dhe kanë filluar të rikuperohen. KQZ ka filluar të bëjë verifikimin e rezultateve të votave të subjekteve politike në teren dhe numërimin për kandidatët për deputet. Kjo vonesë nuk dihet sa do të zgjasë. Nuk do të jetë i prekur dhe cenuar procesi i integritetit të procesit zgjedhor”, shprehet Baraliu.
Për herë të parë, ka shtuar Baraliu se mbikëqyrja është 100% teknike, duke eliminuar çdo mundësi për dyshime.
“Nuk mund të ketë manipulime të votave kur kemi monitorime të pandërprerë nga kamerat se prania e vëzhguesve është aty. Për herë të parë është kjo mbikëqyrke 100% teknike, s’duhet të ketë dyshime nga askush”, deklaroi Baraliu.