Ishin të bindur në transferimin e tij, DREJTUESIT E MILAN marrin lajmin e keq nga Real Madrid

Ishin të bindur në transferimin e tij, DREJTUESIT E MILAN marrin lajmin e keq nga Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, i ka dhënë fund spekulimeve që e lidhnin sulmuesin e ri brazilian, Endrick, me një huazim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për shërbimet e talentit brazilian kishin shprehur interesim të madh dy klubet nga Serie A, Milan dhe Roma, mirëpo tekniku portugez e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e tij.

Në një prononcim për “TNT Sports Brazil”, Mourinho ka shpjeguar situatën e lojtarit dhe arsyet pse ai ka pasur pak hapësira deri më tani:

“Ai pësoi një dëmtim gjatë fazës përgatitore që e la jashtë fushave për më shumë se një muaj. Është e vërtetë që nuk i kam dhënë një mundësi reale që kur u rikuperua“, ka thënë Mourinho.

Më tej, tekniku portugez tregoi edhe për një detaj nga ndeshja e fundit:

“Ai ishte gati të hynte në lojë kundër Villarreal, por më pas ne shënuam dhe, duke qenë me një lojtar më pak, është krejt normale që trajneri të marrë në konsideratë opsione të tjera“.

Në fund, Mourinho vulosi të ardhmen e brazilianit në “Santiago Bernabéu”, duke besuar se ai do të ketë sukses me klubin:

“Nuk mendoj se Endrick ka nevojë të huazohet dhe besoj se ai mund të jetë shumë i suksesshëm këtu“.

Pavarësisht se këtë sezon nuk ka luajtur ende, mesazhi i trajnerit është i qartë: Endrick mbetet pjesë e planeve të Real Madridit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.