Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet
Një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve në zonën e Vicenzas të shkaktuar nga një valë vdekjeprurëse e motit ekstrem që ka goditur Italinë këtë javë. Makina e dy burrave, babë e bir, u zhyt në përroin Agno, pasi një gropë u hap në një urë në Valdagno mes [...]Read More...

Një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve në zonën e Vicenzas të shkaktuar nga një valë vdekjeprurëse e motit ekstrem që ka goditur Italinë këtë javë.
Makina e dy burrave, babë e bir, u zhyt në përroin Agno, pasi një gropë u hap në një urë në Valdagno mes shiut të rrëmbyeshëm gjatë natës.
Trupi i njërit prej burrave u gjet sot nga brigada e zjarrfikësve të Vicenzës në pellgun e digës Trissino.
Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj jave, stuhitë dhe, në disa zona, reshjet e dendura të borës vazhduan të shkaktojnë ndërprerje masive edhe sot, me 6 400 persona në luginën e Aostas që ka mbetur pa energji elektrike.
“Ne po punojmë shumë, por ndërhyrjet tona kushtëzohen nga vështirësitë për të hyrë në zonat e prekura”, tha Giorgio Pession, presidenti dhe CEO i ”Deval”, kompania që shpërndan energjinë elektrike në Luginën e Aostas.