Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla

Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla

Italia ka vendosur të ndalojë përdorimin e mbulesave që fshehin fytyrën, përfshirë burkat dhe nikabet, në shkolla. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka mbështetur masën, duke deklaruar se askush nuk duhet të detyrohet ta fshehë fytyrën.

Vendimi është pjesë e një pakete masash të qeverisë italiane për integrimin në sistemin arsimor. Përveç ndalimit të mbulesave të fytyrës, qeveria planifikon edhe kufizimin e numrit të nxënësve të huaj nëpër klasa.

Meloni tha se nxënësit dhe familjet e tyre duhet të kenë mundësi të integrohen përmes mësimit të gjuhës italiane dhe njohjes së kulturës dhe ligjeve të vendit.

https://x.com/GiorgiaMeloni?_intent=%7B%22type%22%3A%22follow%22%2C%22userId%22%3A%22130537001%22%2C%22screenName%22%3A%22GiorgiaMeloni%22%7D

Sipas saj, mbulimi i plotë i fytyrës bie ndesh me parimet e lirisë individuale dhe të hapjes kulturore në mjediset shkollore.

Masa nuk përfshin shaminë e kokës, ndërsa për t’u bërë ligj kërkon miratimin e Parlamentit italian.

Meloni e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti rinor të organizuar nga partia e saj, Vëllezërit e Italisë, në një kohë kur integrimi i migrantëve dhe politikat e migracionit mbeten ndër çështjet kryesore politike në Itali.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.