“Iu dha e drejta të moderojnë njerëzve pa eksperiencë dhe që s’dinë të flasin!“, Roza Lati heq dorë nga ekrani

Moderatorja e njohur Roza Lati e cila prej disa kohësh është larguar nga televizioni duke lënë shumë pikëpyetje për ndjekësit, ka treguar së fundmi arsyen e këtij vendimi. Me anë të disa InstaStory-ve, Roza ka radhitur një sërë arsyesh të cilat e larguan nga ekrani. Pas mbylljes së programit Why not? që ajo drejtonte, moderatorja […]

“Iu dha e drejta të moderojnë njerëzve pa eksperiencë dhe që s’dinë të flasin!“, Roza Lati heq dorë nga ekrani

Moderatorja e njohur Roza Lati e cila prej disa kohësh është larguar nga televizioni duke lënë shumë pikëpyetje për ndjekësit, ka treguar së fundmi arsyen e këtij vendimi.

Me anë të disa InstaStory-ve, Roza ka radhitur një sërë arsyesh të cilat e larguan nga ekrani.

Pas mbylljes së programit Why not? që ajo drejtonte, moderatorja u shpreh se u përball me disa sfida jo të lehta, ndër to edhe humbja e foshnjës.

“Mbrapa mbylljes se Sezonit “Why Not”, pata një maratonë fatkeqësisht njëra pas tjetrës. Vdiq Petit, vdiq Sasha (i referohet qenushëve të saj) Vdiqa vetë (i referohet foshnjës që humbi),” u shpreh ajo.

Më pas moderatorja e cila njihet për ironi, nuk nguroi të thumbonte edhe kolegët e saj që siç përflitet i morën nga duart programe që ishin në pan t’i drejtonte ajo, teksa u shpreh:

“Vura re, jo vetëm një televizion që po u jepej e drejta të drejtonin e moderonin programe në Tv. Persona që nuk e kanë magjinë e fjalës, artin e komunikimit, por që ju vënë atë kufjen në vesh që publiku nuk e kupton. Vura re që pazari i të drejtuarit program kishte rënë….Rroga qesharake po dëgjoja vërdallë, dhe nëse sillje sponsora, përqindje qesharake po dëgjoja nga të katërta anët,” shkroi Roza ndërsa theksoi se: Profesionisti kushton, nuk do të drejtoj programe falas apo me pazar të ulët vetëm që të jetë i famshëm.”