Izraeli dërgon në Katar një delegacion për bisedime me Hamasin
Izraeli ka dërguar sot në Katar një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin në lidhje me propozimin e fundit për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për çlirimin e pengjeve. Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ai kishte pranuar ftesën, ndërsa i ka cilësuar si të papranueshme ndryshimet […] The post Izraeli dërgon në Katar një delegacion për bisedime me Hamasin appeared first on Albinfo.

Izraeli ka dërguar sot në Katar një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin në lidhje me propozimin e fundit për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për çlirimin e pengjeve.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ai kishte pranuar ftesën, ndërsa i ka cilësuar si të papranueshme ndryshimet që Hamasi kërkonte të bënte në një plan të paraqitur nga ndërmjetësuesit nga Katari, SHBA dhe Egjipti, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, mbrëmjen e së premtes, Hamasi tha se kishte dhënë një “përgjigje pozitive” ndaj propozimit për një armëpushim 60-ditor dhe se ishte gati për bisedime. Nga ana tjetër, një zyrtar i Hamasit deklaroi se grupi kishte kërkuar ndryshime përfshirë një garanci që nuk do t’u ktheheshin luftimeve nëse bisedimet për një armëpushim të përhershëm dështojnë.
The post Izraeli dërgon në Katar një delegacion për bisedime me Hamasin appeared first on Albinfo.