Izraeli njofton për një ofensivë të re në veri të Gazës
Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e qytetit të Gazës do të zhvendosë palestinezët që jetojnë atje në jug të Rripit të Gazës. Ushtria izraelite nuk e specifikoi se kur do të fillojë zhvendosja e palestinezëve. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se [...]Read More...

Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e qytetit të Gazës do të zhvendosë palestinezët që jetojnë atje në jug të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite nuk e specifikoi se kur do të fillojë zhvendosja e palestinezëve. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se “tani jemi në fazën e diskutimeve për të finalizuar planin për të mposhtur Hamasin në Gazë”. Forcat izraelite kanë shtuar operacionet në periferi të qytetit të Gazës, përfshirë edhe zonat Zeitoun dhe Shejaiya.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se palestinezët do të zhvendosen në vende që ai i quajti si “zona të sigurta”. Ai gjithashtu tha se qyteti i Gazës është bastioni i fundit të grupit militant Hamas.
Qyteti i Gazës ishte qendra urbane më e populluar e enklavës palestineze deri në momentin që shumica e popullsisë së tij u zhvendos gjatë ofensivës së Izraelit.