‘Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza’/ Britania pezullon negociatat për një marrëveshje të re tregtare me Tel Aviv

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar bisedimet për një marrëveshje të re tregtare me Izraelin dhe ka thirrur ambasadoren izraelite në Londër, Tzipi Hotovely, pas bllokadës 11-javore të ndihmave humanitare për Gazën, që është cilësuar si “e pamundur dhe çnjerëzore”. David Lammy, deputet i Partisë Laburiste, e quajti bllokadën “anormale” dhe theksoi se “kërcënimi i urisë [...]Read More...

‘Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza’/ Britania pezullon negociatat për një marrëveshje të re tregtare me Tel Aviv

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar bisedimet për një marrëveshje të re tregtare me Izraelin dhe ka thirrur ambasadoren izraelite në Londër, Tzipi Hotovely, pas bllokadës 11-javore të ndihmave humanitare për Gazën, që është cilësuar si “e pamundur dhe çnjerëzore”.

David Lammy, deputet i Partisë Laburiste, e quajti bllokadën “anormale” dhe theksoi se “kërcënimi i urisë po rri mbi qindra mijëra civilë” në Gaza. Ai e quajti veprimin “të paqëndrueshëm dhe të pamundur për t’u mbrojtur”.

Lammy shtoi se bllokada po izolon Izraelin nga miqtë dhe partnerët e tij në mbarë botën, duke dëmtuar interesat e popullit izraelit dhe imazhin e shtetit të Izraelit në sytë e botës. Ai theksoi se Ministri i Lindjes së Mesme, Hamish Falconer, do t’i shpjegojë ambasadores Hotovely se bllokada ka qenë një veprim “çnjerëzor dhe i papranueshëm”.

Lammy përfundoi duke thënë: “Bllokimi i ndihmave, zgjerimi i konflikteve dhe injorimi i shqetësimeve të miqve dhe partnerëve tuaj është i paqëndrueshëm dhe duhet të ndalojë.“