Izraeli thirrje për evakuim të qytetarëve në Gaza: Do të sulmohen terroristët
Izraeli ka lëshuar një urdhër për evakuim në zonat si Khan Younis, Bani Suhalia, Abasan dhe Al Qarara. Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit Avichay Ardaee, paralajmëroi banorët për një sulm që sipas tij synon të shkatërrojë organizatën terroriste të Hamasit. “Organizatat terroriste vazhdojnë të lëshojnë raketa nga zonat tuaja. Evakuohuni menjëherë në perëndim, në [...]Read More...

Izraeli ka lëshuar një urdhër për evakuim në zonat si Khan Younis, Bani Suhalia, Abasan dhe Al Qarara.
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit Avichay Ardaee, paralajmëroi banorët për një sulm që sipas tij synon të shkatërrojë organizatën terroriste të Hamasit.
“Organizatat terroriste vazhdojnë të lëshojnë raketa nga zonat tuaja. Evakuohuni menjëherë në perëndim, në zonën Al-Mawasi. Urdhri i evakuimit nuk përfshin spitalet Al-Amal dhe Nasser”, shkroi ai në platformën X.
/abcnews.al/