Jakup Bellaqa: Rrjeti i marketeve të mëdha po i dëmton konsumatorët në Kosovë

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me paralajmërimin e bojkotove të marketeve të mëdha si pasojë e ngritjeve të çmimeve. Bellaqa ka thënë se Kosova duhet të bashkohet me vendet e rajonit për të krijuar një paketë të përbashkët ekonomike. Bellaqa tha se çmimet e caktuara

Jakup Bellaqa: Rrjeti i marketeve të mëdha po i dëmton konsumatorët në Kosovë


Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me paralajmërimin e bojkotove të marketeve të mëdha si pasojë e ngritjeve të çmimeve.

Bellaqa ka thënë se Kosova duhet të bashkohet me vendet e rajonit për të krijuar një paketë të përbashkët ekonomike.

Bellaqa tha se çmimet e caktuara nga rrjeti i marketeve të mëdha janë si pasojë e monopolizimit të brendshëm nga bizneset.

“Kosova duhet të shkoj në një paketë të përbashkët. Gjitha ekonomitë e rajonit janë të lidhura mes veti. Andaj shit-blerja e qarkullimit është eksport-import, zhvillohet mes këtyre vendeve dhe sigurisht se çmimet nga rrjeti i marketeve të mëdha caktohet nga biznesi për shkak se ka një monopol të brendshëm. Mund që të ekzistoj rritja e tyre dhe kjo ndikon tek qytetarët”, shprehet ai.