Jehon kënga e vallja shqipe në ceremoninë e hapjes së ITB Berlin
Ansambli Popullor elektrizon skenën në ceremoninë e hapjes së ITB Berlin, panairit më të madh global të turizmit. The post Jehon kënga e vallja shqipe në ceremoninë e hapjes së ITB Berlin appeared first on Albinfo.

Ansambli Popullor elektrizon skenën në ceremoninë e hapjes së ITB Berlin, panairit më të madh global të turizmit, me performanca rrënqethëse që përçuan shpirtin dhe energjinë e Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Një promovim i jashtëzakonshëm i kulturës shqiptare në zemër të Europës.
Pas fjalimeve në ceremoninë e hapjes në CityCube Berlinu prezantua një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses” (të gjitha ndjesitë).
Elementet kryesorë të prezantimit të Shqipërisë përfshinë një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.
Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan specialitetet shqiptare të kulinarisë.
Shqipëria si vendi i nderit i ITB Berlin 2025 prezanton evente, diskutime dhe përvoja gjithëpërfshirëse nën sloganin “All Senses” në panairin që nisën të hënën e 3 marsit dhe përfundojnë të enjten, më 6 mars.
Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit.
Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë do të prezantojë buqetën e ofertave turistike të vendit nga data 4 deri më 6 mars 2025.
Përmes një agjende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.
The post Jehon kënga e vallja shqipe në ceremoninë e hapjes së ITB Berlin appeared first on Albinfo.