Jeta e Papa Françeskut/ Një epokë reformash dhe polemikash brenda Kishës

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Që nga viti 2013, ai drejtoi 1.3 miliard katolikë, duke u vlerësuar për thjeshtësinë, por edhe kritikuar për përçarjet. Në këtë video, Zëri i Amerikës sjell një vështrimin për jetën e një pape që mbrojti të varfrit dhe emigrantët, por përpjekjet e të cilit për të reformuar [...]Read More...

Jeta e Papa Françeskut/ Një epokë reformash dhe polemikash brenda Kishës

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Që nga viti 2013, ai drejtoi 1.3 miliard katolikë, duke u vlerësuar për thjeshtësinë, por edhe kritikuar për përçarjet. Në këtë video, Zëri i Amerikës sjell një vështrimin për jetën e një pape që mbrojti të varfrit dhe emigrantët, por përpjekjet e të cilit për të reformuar Kishën krijuan konfuzion dhe ndasi mes besimtarëve.

Papa Franceku arriti shumë gjëra për herë të parë si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve në botë.

Horge Mario Bergoglio u lind nga prindër emigrantë italianë në Buenos Aires të Argjentinës. Në 2013 ai u bë Papa I parë nga Amerika Latine dhe i pari jezuit që drejtoi Kishën Katolikë, duke zgjedhur emrin papnor Francesku, sipas Shën Franceskut të Asizit, një shenjt i njohur për përulësinë dhe thjeshtësinë e tij. Ai ishte 76 vjec në atë kohë.

Francesku preferoi një qasje më pak formale se paraardhësit e tij dhe jetoi në mënyrë modeste, duke zgjedhur të flinte në një shtëpi të thjeshtë mysafirësh në Vatikan ne vend të aparatamentit papnor.

Papa zemëroi katolikët konservatorë duke zbutur qëndrimin ndaj disa dokrinave, por mbeti I vendosur për cështjen e abortit.

“Aborti është vrasje, pa ekuivok, ata që kryejnë aborte vrasin.”

Francesku mbajti qëndrim zyrtar se cdo akt seksual jashtë martesës tradicionale është mëkat, por bëri thirrje për t’i dhënë fund persekutimit të homoseksualëve në mbarë botën dhe mbështeti përfshirjen personave LGBTQ+ brenda kishës.

‘Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për ta gjykuar?”

Ai e zgjeroi qasjen në kungim për ata që ishin të shkurorëzuar dhe të martuar sërish.

Francesku rriti rolin e grave në Meshë dhe në udhëheqjen e Vatikanit, por mbeti i palëkundur në qëndrimin e Kishës se vetëm burrat mund të shugurohen si priftërinj.

Francesku u dërgoi një letër peshkopëve amerikanë duke thënë se ndihma për emigrantët është një detyrim moral dhe kritikoi anëtarë të lartë katolikë të administratës amerikane për përpjekjet e tyre të ashpra për të zbatuar ligjet e emigracionit dhe për dëbimet masive.

Ai udhëtoi në më shumë se 60 vende si Papë. Shëndeti i tij u përkeqësua dhe duke përdorur një karrige me rrota, Papa Francesku vizitoi katër vende të rajonit Azi-Paqësor në vitin 2024.

Në Sudanin e Jugut, gjatë një meshe para mijëra njerëzve ai bëri thirrje për paqe. Në Irak, ai u përpoq të kapërcejë ndasitë mes të krishterëve dhe myslimanëve, në Kubë, ai punoi për të zbutur marrëdhëniet, mes SHBA dhe Kubës.

Kina nuk e ftoi kurrë, por ai arriti një marrëveshje historike dhe të diskutueshme mbi mënyrën se si Pekini i cakton peshkopët katolikë.

Papa Francesku punoi për një marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit për luftën në Ukrainë, por nuk arriti ta realizojë atë.

“Në emër të Zotit, ju lutem ndaleni këtë masakër!’

Papa Francesku u zgjodh pas dorëheqjes së Papa Benedikt, I cili u bë Papa I parë që hoqi dorë për arsye shëndetësore, duke krijuar një dekadë të pazakontë me dy Papë të gjallë deri me vdekjen e Benediktit në dhjetor 2022.

Francesku vuajti nga probleme shëndetësore, gjatë gjithë jetës, duke humbur një pjesë të mushkërive në rini.

Më vonë, ai pati probleme me gjunjët dhe crregullime të përsëritura në mushkëri.

Pap Francesku u shtrua në një spital të Romës në mes të shkurtit 2025 me një infeksion respirator që u përkeqësua.  Ai emëroi 110 nga 140 kardinalët që do të jenë të ligjshëm për të marrë pjesë në konklavën papnore që do të vendosë për pasuesin e tij./REL