Jordania dënon agresionin izraelit në Siri
Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi është takuar me homologun e tij sirian Asaad al-Shaibani dhe ka dënuar sulmet izraelite në Siri, thotë mbretëria Hashemite. “Safadi theksoi mbështetjen e Jordanisë për Sirinë dhe sigurinë, stabilitetin dhe unitetin e saj”, tha Ministria e Jashtme e Jordanisë në një deklaratë. “Safadi dënoi gjithashtu agresionet e Izraelit [...]Read More...

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi është takuar me homologun e tij sirian Asaad al-Shaibani dhe ka dënuar sulmet izraelite në Siri, thotë mbretëria Hashemite.
“Safadi theksoi mbështetjen e Jordanisë për Sirinë dhe sigurinë, stabilitetin dhe unitetin e saj”, tha Ministria e Jashtme e Jordanisë në një deklaratë.
“Safadi dënoi gjithashtu agresionet e Izraelit në territorin e Sirisë, duke paralajmëruar për pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ai theksoi nevojën për aktivizimin e ligjit ndërkombëtar dhe tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha territoret siriane.
Izraeli ka nisur dhjetëra sulme ajrore që synojnë aftësitë ushtarake të Sirisë që nga rënia e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad në dhjetor 2024.