Kanadaja përfshihet nga moti i ftohtë ekstrem
Ndërsa Kanadaja lufton me reshjet e dendura të borës, rajonet Prairie dhe Kanadaja Perëndimore përballen me temperatura të ulëta të rrezikshme. Temperaturat e motit në Edmonton, kryeqyteti i Albertës kanë rënë në -29°C, ndërsa temperatura që ndihet me efektin e erës ka arritur në -38°C. Për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë, në çatitë e [...]Read More...

Ndërsa Kanadaja lufton me reshjet e dendura të borës, rajonet Prairie dhe Kanadaja Perëndimore përballen me temperatura të ulëta të rrezikshme.
Temperaturat e motit në Edmonton, kryeqyteti i Albertës kanë rënë në -29°C, ndërsa temperatura që ndihet me efektin e erës ka arritur në -38°C.
Për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë, në çatitë e shtëpive, në makina, në degët e pemëve dhe në llambat e rrugëve janë krijuar masa akulli gjigante.
Kushtet e vështira të dimrit ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të banorëve, ndërsa automjetet kanë vështirësi të kalojnë urën Dudley B. Menzies mbi lumin South Saskatchewan i cili ka ngrirë nga moti i ftohtë ekstrem.
Të ndodhur përballë kësaj situate, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj rrezikut të ngricave.