Kaq vota me kusht morën kandidatët për kryeministër deri më tani
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, paraqitën planprogramet e tyre dhe premtimet në fushatën zgjedhore me qëllim që të marrin shumicën e votave nga qytetarët, shkruan Periskopi. KQZ-ja prej dje ka filluar me numërimin e votave me kusht, i cili po vazhdon edhe sot. Deri më

Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, paraqitën planprogramet e tyre dhe premtimet në fushatën zgjedhore me qëllim që të marrin shumicën e votave nga qytetarët, shkruan Periskopi.
KQZ-ja prej dje ka filluar me numërimin e votave me kusht, i cili po vazhdon edhe sot.
Deri më tani më së shumti vota me kusht ka marrë kandidati i VV’së për deputet Albin Kurti me 2153, duke u pasuar nga kandidati i PDK’së për deputet Bedri Hamza me 1023, Lumir Abdixhiku i LDK’së me 750 vota, Ramush Haradinaj nga AAK me 262 vota dhe Fatmir Limaj nga Nisma me 175.
Ndryshe zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.
Elezi tha për Periskopin se po planifikojnë që sot të përfundojë ky proces.
“Në QNR po vazhdon numrin e fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planfikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje”, tha Elezi.
Kujtojmë se numërimi i votave të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit.