‘Kashmiri, thesar natyror’, Ukshini: Janë dy fuqi bërthamorë, frikë për përshkallëzim konflikti
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Syle Ukshini komentoi përplasjen e fundit mes Pakistanit dhe Indisë. Sipas tij, është një situatë e vështirë dhe se frika ekziston pasi janë dy vende që kanë fuqi bërthamore. Sipas tij, Kashmiri konsiderohet një thesar natyror dhe se vendet luftojnë për prestigj. “Është goxha e vështirë të dijmë se kush dëshiron [...]Read More...

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Syle Ukshini komentoi përplasjen e fundit mes Pakistanit dhe Indisë. Sipas tij, është një situatë e vështirë dhe se frika ekziston pasi janë dy vende që kanë fuqi bërthamore. Sipas tij, Kashmiri konsiderohet një thesar natyror dhe se vendet luftojnë për prestigj.
“Është goxha e vështirë të dijmë se kush dëshiron një konflikt të tillë. Nëse nisemi nga historia Pakistani është një vend problematik dhe kanë operuar brenda territorit të Afganistanit.
Fakti që janë dy fuqi bërthamirë frika ekziston, mendoj që ekspertët nuk duhet ta tolerojnë një përshkallëzim të konflikti. Angazhimi i OKB, amerikanëve, britanikëve do të gjejnë kanalet diplomatike për të kanalizuar konfliktin.
Kashmiri konsiderohet si një vend me pasuri dhe është një rajon ku vendet europiane kanë lënë element të pazgjidhur për kufijtë. Synimi është për t’i kontrolluar këto resurse. Edhe Kina do të jetë më e impenjuar që të zgjidh këtë çështje. Lufta është për prestigj, edhe India lufton për prestigj. “ / abcnews.al