Katari paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit pas sulmit raketor

Irani ndërmori sot një sulm me raketa ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid në Katar, ku ndodhen të stacionuara forca të shumta të SHBA-së dhe NATO-s. Autoritetet në Katar e kanë konfirmuar sulmin, duke e cilësuar si një “shkelje flagrante të sovranitetit”, ndërsa si masë paraprake është mbyllur përkohësisht hapësira ajrore e vendit. Sulmi përfshiu lëshimin […] The post Katari paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit pas sulmit raketor appeared first on InfoShqip.com.

Katari paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit pas sulmit raketor

Irani ndërmori sot një sulm me raketa ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid në Katar, ku ndodhen të stacionuara forca të shumta të SHBA-së dhe NATO-s. Autoritetet në Katar e kanë konfirmuar sulmin, duke e cilësuar si një “shkelje flagrante të sovranitetit”, ndërsa si masë paraprake është mbyllur përkohësisht hapësira ajrore e vendit.

Sulmi përfshiu lëshimin e rreth 10 raketave balistike nga Irani, çka ngriti menjëherë alarmin në të gjithë rajonin e Gjirit. Si reagim, avionë luftarakë amerikanë nga baza ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite u ngritën në ajër, ndërkohë që sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit u aktivizuan menjëherë.

Sipas autoriteteve të Katarit, 9 nga 10 raketat u interceptuan dhe asnjëra nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al Ansari, përmes një reagimi në rrjetin “X”, bëri të ditur se Katari po shqyrton seriozisht mundësinë e një kundërpërgjigjeje.

“Katari rezervon të drejtën për të reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe proporcionale ndaj këtij akti agresiv, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes Pepe Hegseth ndodhen aktualisht në Dhomën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, ku po ndjekin nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme. Situata mbetet shumë e tensionuar, me rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm mes Iranit dhe aleatëve perëndimorë në rajon.

The post Katari paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit pas sulmit raketor appeared first on