Kearns: Evropa t’i “Iuftojë” lidhjet Serbi-Rusi-Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

Kearns: Evropa t’i “Iuftojë” lidhjet Serbi-Rusi-Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, nuk ka ngurruar t’i komentojë zhvillimet e fundit rreth Kosovës, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një postim në “X”, ajo i është referuar shkurt e qartë: “Kjo është diplomaci”, reagimit të ashpër të kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj këtij plani të Serbisë.

Në këtë cilësinë e mbështetëses së Kosovës dhe, këmbëngulëses që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e rreptë ndaj Serbisë e cila, sipas saj, nuk resht së punuari për shfuqizimin e shtetit më të ri në Evropë, Kearns e dha këto ditë një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress.

Në përgjigjet e dhëna me shkrim, deputetja që ishte ndër politikanët e parë ndërkombëtarë që ngriti zërin për armatosjen e serbëve në veri, shumë kohë para sulmit në Banjskë, flet për afrinë e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, për rrezikun nga krijimi i asociacionit të komunave më shumicë serbe, por edhe për raportin aktual të Kosovës me strukturat euro-atlantike, si edhe me vendet aleate.

“Shpresoj sinqerisht se Serbia një ditë do ta njohë Kosovën. Fatkeqësisht, nuk kam parë asnjë dëshmi se qeveria aktuale do ta bëjë këtë. Komentet e fundit të ministrit serb Paunoviq, që promovojnë dhe glorifikojnë spastrimin etnik, dëshmojnë për një mendësi që vazhdon të ekzistojë te disa politikanë serbë.

Do ta paralajmëroja çdo vend evropian kundër marrëdhënieve më të afërta me Partinë Komuniste të Kinës. Në fakt, rregullisht i bëj thirrje qeverisë sime të ndërmarrë veprime për t’iu kundërvënë veprimeve armiqësore nga Kina, përfshirë represionin transnacional, vjedhjen e pronësisë intelektuale, subvencionet shtetërore që shtrembërojnë tregun dhe madje spiunazhin në Parlamentin britanik.

Çdo mbështetje apo bashkëpunim me Rusinë pas pushtimit të paligjshëm dhe brutal të Ukrainës duhet të dënohet pa asnjë hezitim”, është shprehur Kearns.

The post Kearns: Evropa t’i “Iuftojë” lidhjet Serbi-Rusi-Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.