Kellogg: Rreziku po rritet ndjeshëm pas sulmeve të Ukrainës ndaj bombarduesve rusë

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dha se rreziku i përshkallëzimit nga lufta në Ukrainë po “rritet ndjeshëm”, pasi forcat ukrainase përdorën dronë për të sulmuar bombarduesit bërthamorë rusë në disa baza ajrore thellë brenda Rusisë. Ukraina tha se ka sulmuar bazat ajrore në Siberi dhe në pjesë të tjera në veri [...]Read More...

Kellogg: Rreziku po rritet ndjeshëm pas sulmeve të Ukrainës ndaj bombarduesve rusë

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dha se rreziku i përshkallëzimit nga lufta në Ukrainë po “rritet ndjeshëm”, pasi forcat ukrainase përdorën dronë për të sulmuar bombarduesit bërthamorë rusë në disa baza ajrore thellë brenda Rusisë.

Ukraina tha se ka sulmuar bazat ajrore në Siberi dhe në pjesë të tjera në veri të Rusisë gjatë fundjavës, duke shënjestruar caqe deri në 4.300 kilometra larg nga vijat e frontit.

“Po ju them, nivelet e rrezikut po rriten ndjeshëm, pas asaj që ndodhi gjatë fundjavës”, tha i dërguari i Trumpit, Keith Kellogg, për Fox News.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë në kontekstin e sigurisë kombëtare: kur sulmon një pjesë të sistemit të mbijetesës kombëtare të kundërshtarit, që është struktura bërthamore, atëherë nënkupton që rritet niveli i rrezikut sepse nuk e dini se çfarë do të bëjë pala tjetër”, shtoi ai.