Kelmendi: Hoti ka hyrë në takim me Trumpin dhe ka dalë prej atje me njohjen nga Izraeli
Ndërkohë që ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, gazetari Adriatik Kelmendi ka rikujtuar përvojën e mirë që ka pasur Kosova me administratën e parë të presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kelmendi bëri me dije se ish-kryeministri Avdullah Hoti nga takim me presidentin Trump ka dalë me njohjen nga

Ndërkohë që ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, gazetari Adriatik Kelmendi ka rikujtuar përvojën e mirë që ka pasur Kosova me administratën e parë të presidentit Donald Trump.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kelmendi bëri me dije se ish-kryeministri Avdullah Hoti nga takim me presidentin Trump ka dalë me njohjen nga Izraeli.
Ndërkaq, ai ka shtuar se në atë takim presidenti serb kishte pranuar që Izraeli ta njoh Kosovën.
“Avdullah Hoti ka hyrë në takim me Trumpin dhe ka dalë prej atje me njohjen nga Izraeli, një ndër më të rëndësishmet që ka marrë Kosova. Vuçiqi në takim me Trump ka pranuar që Izraeli ta njohë Kosovën si shtet. Kaq pata para syfyrit. Të gjithë besimtarëve, me fat muaji i Ramazanit!”, ka shkruar Klemendi.
Reagimi vjen pas takimit të tensionuar mes Trump dhe Zelensky që u mbajt mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.