Kelmendi takon kryeprokurorët, kërkon zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur në një tryezë të përbashkët të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Si shef, kërkoi nga ta, zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme dhe ngritjen e efikasitet në punë. “Gjatë diskutimeve profesionale me kryeprokurorët e prokurorive, ushtruesi

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur në një tryezë të përbashkët të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Si shef, kërkoi nga ta, zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme dhe ngritjen e efikasitet në punë.
“Gjatë diskutimeve profesionale me kryeprokurorët e prokurorive, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Kelmendi ka kërkuar që të zbatohen udhëzimet e detyrueshme të nxjerra nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me qëllim të unifikimit të praktikave në funksion të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Kryeprokurort të Shtetit.
Gjithashtu, thuhet se Kelmendi, në këtë takim ka ngritur edhe çështjen e performancës së të gjithë prokurorëve të prokurorive përgjatë vitit të kaluar, ku ka kërkuar që t’i kushtohet rëndësi më e madhe ngritjes së efikasitetit të prokurorëve konform normës orientuese me qëllim të përmirësimit të rezultateve të përgjithshme të punës.
“Një nga temat e diskutuara në këtë takim ishte edhe trajtimi me prioritet i veprave penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore, si dhe caktimi i prokurorëve koordinatorë për fusha të ndryshme në të gjitha prokuroritë e vendit”, thuhet në njoftimin për këtë takim.