Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Gjermani: Azem Haziri përmes performancës së tij në piano ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve The post Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it appeared first on Albinfo.

Tingujt e këngës së mirënjohur “Mora Fjalë” dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari po jehojnë edhe në mes të sheshit në Mynhen të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Azem Haziri përmes performancës së tij në piano ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët janë mbledhur rreth tij për t’i ndier tingujt që shprehin madhështinë e kryekomandantit të Kosovës.
Kosovari Azem Haziri ka postuar një video në profilin e tij në Facebook duke luajtur në piano këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.
Ai shihet në mes të një sheshi në Mynhen i rrethuar nga qytetarë që ndalen e dëgjojnë. /Albinfo.ch
Video: Azem Haziri
The post Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it appeared first on Albinfo.