Këto janë parashikimet për rritjen ekonomike në Zvicër
Ministria e financave në Zvicër shkurtoi parashikimet e saj të rritjes për vitin 2025 dhe 2026 të martën, duke përmendur një klimë globale të “pasigurisë së konsiderueshme”, përcjell albinfo.ch. Ministria rishikoi projeksionin e saj për 2025 – të cilin e kishte ulur tashmë me 0.1 pikë përqindje në dhjetor – nga 1.5 përqind në 1.4 […] The post Këto janë parashikimet për rritjen ekonomike në Zvicër appeared first on Albinfo.

Ministria e financave në Zvicër shkurtoi parashikimet e saj të rritjes për vitin 2025 dhe 2026 të martën, duke përmendur një klimë globale të “pasigurisë së konsiderueshme”, përcjell albinfo.ch.
Ministria rishikoi projeksionin e saj për 2025 – të cilin e kishte ulur tashmë me 0.1 pikë përqindje në dhjetor – nga 1.5 përqind në 1.4 përqind.
Gjithashtu uli pritjet për vitin 2026 me 0.1 pikë përqindjeje në 1.6 për qind rritje.
“Kjo do të thotë se ekonomia zvicerane do të vazhdojë të rritet nën mesataren e saj historike për dy vjet të tjera,” tha ministria në faqen e saj të internetit.
“Pasiguria që rrethon politikën ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare dhe pasojat e tyre makroekonomike mbetet jashtëzakonisht e lartë.
“Parashikimi aktual supozon se nuk do të ketë një luftë të përshkallëzuar tregtare globale, pavarësisht se presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdimisht kërcënon dhe aplikon tarifa të reja ndëshkuese ndaj aleatëve dhe partnerëve tregtarë, duke provokuar taksa hakmarrëse.
Ministria pranoi se “skenarët më ekstremë mbeten të mundshëm”.
Grupi i ekspertëve të ministrisë pret që ekonomia amerikane “të humbasë vrullin” në tremujorin e parë ndërsa ekonomitë evropiane kanë bërë një “fillim modest të vitit”.
Ministria nuk i ndryshoi pritjet e saj për inflacionin për vitin 2025 prej 0.3 për qind, por uli paksa parashikimet e saj për vitin 2026 nga 0.7 në 0.6 për qind.
The post Këto janë parashikimet për rritjen ekonomike në Zvicër appeared first on Albinfo.