Kurti mbledh ministrat, një ditë pas dështimit të seancës konstituive

Qeveria në detyrë e Kosovës ka paralajmëruar se sot nga ora 10:00 do të mbajë mbledhje, një ditë pas kundërshtimit nga opozita për verifikim të kryeministrit dhe ministrave si deputetë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo me arsyetimin se dokumentet e dorëheqjes nuk iu dorëzuan me kohë komisionit të përkohshëm për verifikim të

Kurti mbledh ministrat, një ditë pas dështimit të seancës konstituive

Qeveria në detyrë e Kosovës ka paralajmëruar se sot nga ora 10:00 do të mbajë mbledhje, një ditë pas kundërshtimit nga opozita për verifikim të kryeministrit dhe ministrave si deputetë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo me arsyetimin se dokumentet e dorëheqjes nuk iu dorëzuan me kohë komisionit të përkohshëm për verifikim të mandateve.

Pas seancës, opozitarët deklaruan se zyrtarët e dorëhequr nuk duhet të qëndrojnë në poste qeveritare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte dorëzuar dorëheqjen me shkrim më 15 mars te kryetari i deritashëm i Kuvendit, Glauk Konjufca.