VLEN-i sonte pret përgjigje nga ASH-ja e Taravarit! Mexhiti: E duam ASH-në në VLEN, por jo ASH-në që e ka opsion edhe BDI-në

Zëvendëskryeministri i parë, një prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti pret që ASH-ja e Arben Taravarit sonte ta sqarojë brenda vetes dilemën dhe ta informojë koalicionin VLEN se cilën rrugë e zgjedhin. “Ta sqarojnë me vetveten a janë pjesë e VLEN-it apo shkojnë me BDI-në”, tha Izet Mexhiti. Uroi që ASH-ja të reflektojë. “Nëse tash […] The post VLEN-i sonte pret përgjigje nga ASH-ja e Taravarit! Mexhiti: E duam ASH-në në VLEN, por jo ASH-në që e ka opsion edhe BDI-në appeared first on InfoShqip.com.

VLEN-i sonte pret përgjigje nga ASH-ja e Taravarit! Mexhiti: E duam ASH-në në VLEN, por jo ASH-në që e ka opsion edhe BDI-në

Zëvendëskryeministri i parë, një prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti pret që ASH-ja e Arben Taravarit sonte ta sqarojë brenda vetes dilemën dhe ta informojë koalicionin VLEN se cilën rrugë e zgjedhin.

“Ta sqarojnë me vetveten a janë pjesë e VLEN-it apo shkojnë me BDI-në”, tha Izet Mexhiti.

Uroi që ASH-ja të reflektojë.

“Nëse tash dikush e analizon situatën, e vetmja mundësi për rikthim të BDI-së në qeveri është përçarja e VLEN-it. Në këtë situatë kanë kontribuar edhe qarqe nga jashtë”, tha Mexhiti.

Duke rikujtuar përvojat nga e kaluara, Mexhiti u shpreh se përçarja e shqiptarëve në më shumë taborë, vetëm e defaktorizon votën shqiptare. E që VLEN-i të qëndrojë i bashkuar, Mexhiti tha se kanë shkuar në maksimum me oferta ndaj ASH-së për ndarjen e komunave.

“E kemi favorizuar ASH-në, që z.Taravari edhe deklaron në media që më kanë ofruar 35%. Ne deri më sot nuk jemi marrë se çfarë do të marrë LD-ja apo tjerat, por kemi folur vetëm për ta favorizuar Aleancën që të mbetet VLEN-i i bashkuar”, deklaroi Mexhiti.

Opsioni që Taravari e përmendë, se mund të dalë vetë në zgjedhje lokale, për Mexhitin është joreal.

“Sepse edhe ata e dinë, edhe ne e dimë. Është njëjtë sikur unë të them se do të dal me LD-në nesër vetë; dhe unë nuk dal vetë nëse nuk kam ndonjë mbështetje të fshehtë”, tha ai.

Theksoi se dëshirojnë që ASH të mbetet pjesë e VLEN-it.

“Mirëpo e duam Aleancën e VLEN-it, e jo Aleancën që e ka opsion edhe BDI-në. Atëherë më humb kuptimi i ndryshimit”, u shprhe ai.

Nga e gjithë kjo situatë Mexhiti mendon se në fund VLEN-i do të dalë më i konsoliduar.

The post VLEN-i sonte pret përgjigje nga ASH-ja e Taravarit! Mexhiti: E duam ASH-në në VLEN, por jo ASH-në që e ka opsion edhe BDI-në appeared first on