KFOR-i dhe Garda Kombëtare e Oregonit diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold. Gjatë takimit, ata diskutuan për sigurinë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e KFOR-it për dialogun e Brukselit. Barduani falënderoi Gronewold për kontributet e shtetit të SHBA-së në KFOR dhe stabilitetin rajonal. Gjatë vizitës së tij, ushtaraku nga Amerika

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold.
Gjatë takimit, ata diskutuan për sigurinë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e KFOR-it për dialogun e Brukselit.
Barduani falënderoi Gronewold për kontributet e shtetit të SHBA-së në KFOR dhe stabilitetin rajonal.
Gjatë vizitës së tij, ushtaraku nga Amerika u takua me trupat e Komandës Rajonale Lindore, ku u njoftua më shumë për misionin e KFOR-it dhe foli për arritjet e ushtarëve.